Ish-modelja e Victoria’s Secret nënë për herë të tretë

511
Sigal

Modelja e njohur Miranda Kerr është bërë nënë për herë të tretë me bashkëshortin Evan Spiegel, një nga themeluesit e “Snapchat”.

Ish-ëngjëlli i Victoria’s Secret mësohet se ka sjellë në jetë një djalë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Në periudhën e shtatzënisë Kerr ka ndarë me ndjekësit shumë foto në rrjete sociale me barkun e rrumbullakosur, por për ardhjen në jetë të tij ka qenë mjaft diskrete.

Modelja është nënë e dy djemve të tjerë Hart 1-vjeç dhe Flynn 8-vjeçar, babai i të cilit është ish-bashkëshorti, aktori Orlando Bloom. Miranda dhe Evan Spiegel u martuan në shtëpinë e tyre në maj të vitit 2017.