Suplementi Pena Shqiptare/ Luan Rama: Flutura e purpurt

539
Sigal

“E zeza është ngjyrë”, thoshte Matisse
Abedin Dino pikturonte dikur
tulipanë të zinj në fllad vjeshte,
Këtë pasdite tetori,
çuditërisht,
okra e perëndimit ka një tjetër ngjyrë veluri.

Gjithçka merr ngjyrën e të zezës,
me kumbimin e një honi të pafund.
Ditë tetori të zeza pa peshë, pa frymë,
në oborret e botës trëndafilat janë të zinj,
me qiej të errët pis mbi krye
dhe një shpirt që endet në humbëtirë,
ku trupi fundoset ngadalë
si një Titanik në zhytjen e fundit…

Papritur një flutur e purpurt më shfaqet,
tek ngrihet e rreh flatrat pa zhurmë,
në këtë botë memece, pa gravitet.
Është flutura e dikurshme, që kërkon të hapë
qepallat e tua…