Mes makinave të luksit, brohorimave dhe dritave, momenti kur Stresi lë qelinë/ Puth gardianët: S’thyhem (Video)

152

Reperi Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi la një ditë më parë ambjentet e burgut ku qëndronte prej 8 muajsh. Ai është pritur nga miqtë dhe familjarët e tij të cilët janë lumturuar shumë për këtë lirim, dhe kanë shkuar ta prësin jashtë ambjenteve të burgut të Fushë Krujës.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet Arkimedi teksa lë qelinë mes brohorimave të miqve të tij. Me makina luksi dhe me dritat ndezur, miqtë e Stresit brohorasin nga gëzimi që shoku i tyre u lirua pas 8 muajsh.

 

Siç e shihni në pamje Arkimedi, i veshur sportiv dhe me një çantë në dorë takon dhe puth në faqe dy gardianët e derës së jashtmë dhe më pas bashkohet me të afërmit që e prisnin.

Duhet thënë se një rastësi e ka lumturuar dyfish familjen e reperit pasi pas orës 00:00 ai festoi edhe ditëlindjen e tij të 32. Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe vetë këngëtari në një postim në Instagram

 

“Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time ,miqtë dhe të afërmit ditlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira.Dhurata mē e mirë qe morra për ditēlindje ishte LIRIA !! I JUAJI ARKIMED LUSHAJ (STRESI) 🙏🏻”- shkruan ai krahas një videoje.