Meghan Markle tregon për hajmalinë e saj kundër bullizmit

131

Meghan Markle qëndroi larg të gjitha lajmeve që u postuan për të nga shtypi britanik dhe ai ndërkombëtar gjatë turneut të fundit, por e dini si e ruajti veten?

Me një aksesor të vogël, por të fuqishëm: një byzylyk me syrin e djallit.
Gjatë udhëtimit në Afrikën e Jugut me Princin Harry, Dukesha e Sussex-it zgjodhi veshjet më elegante, por në dy nga 10 ditët, ajo nuk harroi të mbante në dorë një byzylyk të hollë, i cili, sipas mediave, është interpretuar si “hajmali”.
Dita e parë që Meghan zgjodhi të vendoste një varëse me syrin e djallit ishte 1 tetori. Jo rastësisht në të njëjtën ditë Harry publikoi edhe një deklaratë mediatike, përmes së cilës njoftoi se do të merrte masa juridike që vazhdimisht ka “bulluar” Meghan gjatë vitit të kaluar.