Kylie Jenner ka bërë të ditur se buzët i ka natyrale.

Bukuroshja 20-vjeçare kishte publikuar fotografi gjatë fundjavës, me ç’rast fansat e kanë parë se buzët e saj dukeshin më ndryshe.

Ylli televiziv i kishte mbushur buzët në moshën 16-vjeçare, sepse nuk ishte e kënaqur me buzët e saja të vogla.

“Kam pasur buzë shumë të vogla dhe një prej djemve që kam puthur për herë të parë më tha: ‘Nuk kam pritur të puthësh mirë, sepse ke buzë shumë të vogla”, kishte treguar asokohe Jenner.

Mirëpo, ajo tash e ka bërë të kundërtën, i ka larguar preparatet mbushëse nga buzët duke rikthyer formën e mëparshme.

“I kam larguar mbushësit”, ka shkruar Kylie në një koment pas shumë pyetjeve nga fansat në lidhje me ndryshimin në buzët e saj.

Fansat kanë e kanë mbështetur pjesëtaren e klanit Kardashian/Jenner për këtë vendim duke thënë se duket më bukur se më parë.