Kinematografia Amerikane në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

424
Sigal

Ylli i kinematografisë amerikane është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Aktori amerikan, Kristoff St. John ka ndërruar jetë sot, në moshën 52 vjeçare, shkruan Mirror. Kristoff u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në San Fernando Valley, të dielën.

Ai u gjet nga miqtë e tij, të cilët menjëherë thirrën shërbimin emergjent, të cilët konstatuan vdekjen e tij në vendngjarje.

Burime pranë “TMZ” thanë se shkak i vdekjes së tij mund të ketë qenë alkooli.