Kim Kardashian provokon sërisht

117

Ylli Kim Kardashian vazhdon të rrëmbejë vëmendjen me paraqitjet e saj. Së fundmi, ajo ka pozuar krejt e zhveshur dhe i ka publikuar në rrjetin social Instagram. Qëllimi i kësaj fotografie ka qenë reklamimi i brendit të saj estetik “KKW Body”.

Ajo ka mbuluar me duar vetëm pjesët intime, teksa ka vënë në pah gjoksin.

E shquar për format trupore, Kim Kardashian nuk heziton asnjëherë që të ndajë me ndjekësit imazhe të tilla.

Kjo është vetëm njëra ndër fotografitë nudo të modeles së njohur, teksa llogaria e saj në Instagram është e mbushur me fotografi të tilla.

Komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta, por nuk kanë munguar edhe qëndrimet kunder.