Aksident i rëndë në autostradën Tiranë- Durrës, pëplasen dy makina. Bllokohet qarkullimi

852
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit.

Mësohet se dy mjete që janë përplasur më njëri-tjetrin, janë një veturë që drejtohej nga një turiste dhe një furgon mallrash.

Sipas informacioneve mësohet se  turistja ka qenë duke drejtuar mjetin e saj dhe është përplasur me furgonin e mallrave.

Aktualisht autostrada Tiranë-Durrës, është e bllokuar. Nga ana tjetër mësohet se policia po shkon drejt vendit të ngjarjes.