“Kështu duket një grua pa Photoshop në Instagram!”, këngëtarja e njohur tregon trupin me bikini

647
Sigal

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi një fotografi ku shfaqet me bikini. Madje ajo nuk ka bërë asnjë modifikim në të, në shenjë revolte ndaj shndërrimit që duhet t’u bëjnë shumë vajza të reja fotove në “Instagram” për t’u ndier të pranuara.

Bebe e shoqëroi foton e saj me një mesazh ku tregon gjithë proceset nëpër të cilat duhet të kalojë një foto para se të postohet në “Instagram”, për t’u konsideruar e bukur.

Nëpërmjet kësaj fotografie, këngëtarja shqiptare motivon vajzat të mos bien pre e gjykimit sipërfaqësor, pasi mund të përfundojnë duke mos e njohur veten.

“Mbase duhet të kisha Photoshop-uar barkun që ta bëja të dukej i sheshtë. Mbase duhet të kisha Photoshop-uar këmbët që të dukeshin më të holla. Mbase duhet ta kisha bërë veten të dukesha më e gjatë dhe të pastroja celulitin. Por nuk e bëra. Shoqëria mund të të tjetërsojë krejtësisht. Ja si duket një grua pa Photoshop në Instagram”, shkruan Bebe bashkëngjitur me foton e saj.