Efekti “Dua Lipa” – 126 foshnje në Mbretërinë e Bashkuar u pagëzuan me emrin Dua gjatë vitit të kaluar

307
Sigal

Dua Lipa dhe ylli i “Star Wars”, Kylo Ren ishin ndër ndikimet më të mëdha në zgjedhjet e prindërve për emrat e fëmijëve të tyre, sipas të dhënave më të fundit.

Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tha që foshnjat e quajtura Dua u dyfishuan në vitin 2019 në krahasim me vitin 2017, kur këngëtarja pushtoi top-listat në Mbretërinë e Bashkuar.

Popullariteti i Kylo është rritur që nga fillimi i filmave të rinj të “Star Wars” në vitin 2015, shkruan BBC.

Por emrat Oliver dhe Olivia janë akoma numri një në Angli dhe Uells, me më shumë se 9,000 foshnje të emëruar në vitin 2019 me këta emra.

ONS tha se 126 bebe u quajtën Dua në vitin 2019, krahasuar me 63 në vitin 2017, duke sugjeruar që shumë prindër u frymëzuan nga interpretuesja e hitit New Rules” për të pagëzuar fëmijët e tyre me emrin Dua.

Emri Kylo duket se është rritur në popullaritet që nga paraqitja e parë e Kylo Ren në vitin 2015. Që atëherë, numri i djemve me emrin Kylo është rritur nga 10 në 67 në vitin 2019.

Dua LIpa ndonëse vetëm 25 vjeçare është shndërruar në një prej këngëtareve më të mëdha botërore, e cila gjithmonë krenohet me prejardhjen e saj, Kosovën.