Këngëtarja e njohur shqiptare tregon mes lotësh humbjen e bashkëshortit

180

Ajo është një këngëtare e njohur e viteve ’80 dhe mjaft e dashur për publikun. Por prej vitesh Jolanda Dhamo ka ndërtuar jetën e saj larg Shqipërisë, në Athinë. Por gjatë festave të fundvitit, Jolanda përjetoi një humbje të madhe në famije, ndarjen nga jeta të bashkëshortit Arqilea Martopullo. E ftuar sot në studion e “Rudina”, këngëtarja tregoi mes lotësh se në momentin që mori lajmin po përgatitej për një koncert në Durrës ndërkohë që bashkëshorti ishte në Athinë.

“Ai nuk i kishte mbushur ende 60 vjeç. Unë isha në një koncert në Durrës, isha bërë gati dhe i them një shoqes time për të dalë se më hahej diçka e ëmbël. Në moment më bie telefoni, ishte kunati im, më thotë: “Lola, Arqilea është shumë rëndë”. Siç e kisha bakllavanë në dorë më ra në tokë. E mora sërish në telefon dhe më tregoi që Arqilea kishte ndërruar jetë. Ashtu si isha u nisa të kërkoj biletë për të ikur sa më shpejt. Atje ishin mbledhur të gjithë njerëzit tek shtëpia e kunatës. Për 6 ditë unë nuk e kam parë sepse trupi i tij ishte në morg. Unë kam humbur njeriun më të afërt, e kisha gjithçka. Ai ka përballuar gjithë jetën me mua, është e vështirë të jetosh me një këngëtare. Ai kishte probleme me zemrën dhe në moshën 40-vjeçare ka pësuar një infarkt shumë të rëndë dhe doktorët i thanë për operacion. Por ishte shumë i mbajtur, merrej me sport, bënte palestër”, tregoi Dhamo.