Zhduket çobani nga stani, babai apelon në Polici

468

Një çoban është zhdukur nga stani ku punonte, ndërsa babai i tij, ka denoncuar dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër, ku sipas Policisë Vendore, mësohet se dje, A. P., vjeç 69, banues në fshatin Nokovë, kallëzon se djali Th. P., vjeç 42, është larguar nga stani ku punonte si çoban prej rreth 6 – 7 vitesh dhe nuk ka dijeni.

Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër.