Kejsi s’do t’ja dijë pas ndarjes, Stresi pendohet publikisht: Ftesat e dasmës i kam gati, e mbaj fjalën

657
Sigal

Reperi Arkimed Lushaj prej vitesh ishte i lidhur me Kejsin, vajzën me të cilën e zyrtarizoi lidhjen në fejesë. E priti me padurim daljen e Stresit nga burgu, por dukes se Kejsi është penduar që u rikthye tek reperi pas të gjitha fjalëve që qarkulluan mbi të, pasi sipas medias rozë, ai u gjet gjatë arrestimit në një hotel me femra.

Pak kohë pas daljes nga burgu, Kejsi duket se i ka dhënë fund lidhjes me Arkimedin, duke hequr mbiemrin Lushaj nga bio në Instagram, dhe për më tepër ata nuk e ndjekin njëri tjetrin në rrjete sociale.

Aq u desh që lajmi për ndarjen e tyre të përhapej me shpejtësi. Por, as Stresi as Kejsi nuk kishin dhënë asnjë deklaratë publike lidhur me aludimet për ndarje.

Mirëpo në një intervistë për “72 Sen” me Meriton Mjekiqin, Stresi na la të mendojmë se dasma e tyre, të cilët çifti kishin planifikuar ta kryenin në Santorini , do të realizohet. Mbi të gjitha reperi theksoi se është burrë që e mban fjalën.

“Domethënë, ju që jeni këtu unë ju ftoj e s’vini në dasmën time, unë s’kam për t’ju ardhur në dasmën tuaj, po doni të kuptoni vetë. Unë jam dikush që e mban fjalën Meriton. Për fjalën çfarë s’kam bërë e kam shitur edhe veten. Unë e mbaj fjalën, dhe unë si burri-burrit, si besa e shqiptarit, si djalë i Malësisë së Gjakovës prej Tropoje, Arkimed Lushaj, ndryshe Stresi, asnjë send s’ka për të ndryshuar unë ftesën e dasmës ua kam bërë,”- është shprehur reperi në emision.