Justin Timberlake i kërkon falje publikisht gruas pas fotove me kolegen

527
Sigal

Justin Timberlake ka thyer heshtjen pas fjalëve se ai po tradhton bashkëshorten e tij me kolegen e filmit më të ri që po xhiron.

Justin Timberlake i ka kërkuar falje bashkëshortes së tij Jessica Biel për një “humbje të fortë në gjykim” pasi ai ishte fotografuar duke mbajtur dorën e një gruaje tjetër.

Të mërkurën, këngëtari ndau një postim në Instagram në të cilin ai pranoi se “duhet ta kishte ditur më mirë”.

Timberlake fajësoi se kishte pirë tepër alkool pasi ai u fotografua duke mbajtur dorën e Alisha Wainwright në New Orleans, ku ata të dy po xhirojnë filmin e ri “Palmer”.

Ish-këngëtari i grupit NSYNC shtoi se ai shprehu keqardhje për sjelljen e tij dhe se “nuk është shembulli që dëshiron të paraqesë për djalin e tij” – duke iu referuar fëmijës së tij të vetëm me aktoren Jessica Bielin, Silas katër-vjeçar.

“Unë qëndroj larg thashethemeve sa më shumë që kam mundësi, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të adresoj thashethemet e fundit që po dëmtojnë njerëzit që dua,” shkruan Timberlake.

“Disa javë më parë bëra një gabim të fortë në gjykim – por më lini të qartësoj – asgjë nuk ndodhi midis meje dhe bashkë-yllit tim. Kam pirë shumë atë natë dhe më vjen keq për sjelljen time. Duhet ta kisha ditur më mirë. Ky nuk është shembulli që dua të bëj për djalin tim. Unë kërkoj falje nga gruaja dhe familja ime e mahnitshme që kaluan përmes një situate kaq të sikletshme dhe unë jam i përqendruar për të qenë burri dhe babai më i mirë që mund të jem, ” shtoi ai.

38-vjeçari përfundoi deklaratën e tij duke thënë se ai ishte “tepër krenar që po punonte në Palmer” dhe se ai “po priste me padurim të vazhdonte xhirimin e filmit dhe ishe i emocionuar që njerëzit ta shohin atë”.

Biel, e cila u martua me Timberlake në vitin 2012, nuk ka komentuar ende fotografitë që janë realizuar muajin e kaluar.

Sidoqoftë, një përfaqësues për Wainwright ka këmbëngulur se çdo ndërveprim midis palës ishte plotësisht i pafajshëm.

“Nuk ka asnjë vlefshmëri ndaj këtij spekulimi. Ata aktualisht janë duke punuar në një projekt së bashku. Anëtarët e filmit dhe ekuipazhit ishin të gjithë së bashku, “tha një zëdhënës për revistën “People”.