J. Lo zbulon sa ka marrë në filmin ‘Hustlers’ dhe të gjithë u habitën

509
Sigal

Jennifer Lopez shkëlqeu me rolin e ‘Ramona-s’ në filmin e saj të fundit “Hustlers”, i cili pat sukses të madh.

“Hustlers” pushtoi kinematë e botës dhe Lopez u vlerësua mjaft për rolin kryesor, megjithatë ajo ka zbuluar se nuk është paguar fare për këtë rol!

Për “Gq Magazine”, këngëtarja tregoi se e bëri falas rolin e saj dhe ndihmoi si producente.

“Gjërat që bëj, i bëj sepse dua. S’fitova asgjë nga “Hustlers”. E bëra falas dhe shërbeva si producente. Unë mbështetem te vetja, ja kush është “Jenny From the Block”. Unë bëj gjërat që dua. Ishte diçka shumë e veçantë të luaje Ramona-n.”- rrëfeu Lopez.

Megjithatë, pavarësisht se s’ka marrë asnjë pagesë për rolin në film, Jennifer është paguar për punën e bërë si producente dhe gjithashtu ka marrë një përqindje nga fitimet e filmit “Hustlers”

Foto të marrë nga filmi ‘Hustlers’.