I dashuruar marrëzisht pas Arbanës, Eduart Grishaj nuk përmbahet para moderatores

211

Arbana Osmani së fundmi bëri një udhëtim për në Francë, për të ndjekur nga afër ndeshjen Francë-Shqipëri, nga ku edhe postoi foto nga stadiumi.

Në këtë udhëtim, moderatorja nuk ka ngurruar të vizitojë edhe Kullën e famshme Eiffel.

Nga atje Arbana ka pozuar e veshur me një fustan të shkurtër, me supet jashtë dhe duket në super formë.

Moderatorja ka marrë komplimente të shumta po komenti që tërhoqi vëmendjen ishte ai regjisorit Eduart Grishaj me të cilin prej disa muajsh, në media po përflitet për romancën e re.

“Ja dhe një rast kur kulla Eiffel është inferiore” ka shkruajtur në koment Eduarti duke e shoqëruar me emoji që shprehin dashurinë.