Fatma Methasani zbulon gjininë e bebit në 25-vjetorin e lindjes

594
Sigal

Moderatorja e njohur Fatma Methasani dhe partneri i saj, kuzhinieri Alfio Rrotani kanë zbuluar gjininë e foshnjës së tyre që do vijë në jetë së shpejti.

Çifti tregoi sot se janë në pritje të një djali. Por kjo ditë është e veçantë për moderatorin pasi është edhe 25-vjetori i lindjes së saj.

“25-vjetori im i lumtur. Me dy çunat e mi të preferuar, njëri në krahë dhe tjetri vjen së shpejti! Ditëlindje plot bekime,”-shkroi ajo.

Fatma publikoi gjithashtu edhe një video në Instagram ku shihen të dy mbi një motor, gazi i të cilit ishte në ngjyrën blu duke ju referuar kështu gjinisë së fëmijës.