Ëndrra e çdo vajze/ I dashuri milioner i Genta Ismajlit i bën këngëtares surprizën më romantike

559
Sigal

Genta Ismajli është një nga këngëtaret më të dashura dhe më simpatike. Ajo është një nga ato këngëtare që jetën e saj private e ka mbajtur larg syrit të mediave rozë. Por pak kohë më parë ‘Prive.al’ publikoi një video ku shfaqej së bashku me një mashkull duke u puthur.

Me sa është bërë e ditur, ai quhet Husen dhe është një biznesmen turk, 39-vjeçar. Ai jeton në Zvicër, ku ka edhe disa biznese, prandaj këngëtaren e kemi parë shpesh të udhëtojë si drejt Zvicrës, edhe drejt Turqisë.

Kohët e fundit ajo e bëri publike lidhjen e saj me milionerin turk dhe tashmë mund të publikojë edhe surprizat romantike që i bën 39-vjeçari.

E fundit në fakt është një surpizë që do ta donte çdo vajzë. Ai ka shkruar në urën e Bosforit “Të dua Genta” në turqisht. Këngëtarja nuk mund të mos e postonte këtë gjest kaq të bukur që partneri i saj ka bërë për të. Ajo ka publikuar foto nga ky moment dhe shkruan “Surpriza më e bukur nga burri më i mirë. Të dua”.