Edhe Nora Istrefi i bashkohet sfidës, ja si dukeshin me Robertin para 10 vitesh

170

Instagram është rrjeti social me më shumë përdorues në të gjithë botën, ku shpesh herë krijohen sfida në të cilat marrin pjesë dhe emra të njohur.

Këngëtarja Nora Istrefi është bërë pjesë e sfidës së Instagramit, ku njerëzit po publikojnë foto para 10 vitesh dhe ka thyer rregullin e postimeve të Instagramit.

Ajo ka postuar një imazh me bashkëshortin e saj në fillimet e lidhjes në vitin 2009, ku të dy duken shumë të lumtur dhe të dashuruar. Më parë, Nora nuk postonte fotografi nga jeta e saj familjare, për të cilën Roberti deklaroi se e shoqja i përdor rrjetet sociale vetëm për të promovuar veten si artiste.

Trendi duket se e ka tërhequr dhe Norën, prandaj ka zgjedhur ti tregojë fansave fotografinë me dashurinë e jetës së saj.