E krahasuan me personazhin e Robbie Williams, Kim Kardashian rrëfen se ka qarë gjithë rrugës për në shtëpi

251

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është një prej influencueseve më të mëdha në botë, veshjet e të cilës konsiderohen gjithmonë trend.

Kim Kardashian ka komentuar disa prej veshjeve më ikonike të të gjitha kohërave. Në intervistën për “Vogue”, Kim rikujtoi një skenë të gjashtë viteve më parë, kur u paraqit me një fustan me lule në “Met Gala”.

Në atë kohë, Kim ishte shtatzënë me vajzën North dhe mori pjesë si shoqëruese e bashkëshortit Kanye West.

Pavarësisht se ai e përgëzoi për paraqitjen, komentet në rrjete sociale e bënë që të qante gjatë gjithë rrugës.

“Për më tepër, Robin Williams e publikoi në Twitter, duke shkruar se dukesha si Mrs. Doubtfire. Kam qarë gjithë rrugës për në shtëpi sepse s’mund ta besoja. Ndërsa tani më pëlqen shumë dhe kritikat nuk kanë rëndësi”, u shpreh Kim.