Cardi B sulmon Summer Bunnin: Bën mirë të fitosh disa ndjekës fillimisht

464
Sigal

Reperja e njohur Cardi B ndihet e lodhur që shumë njerëz përpiqen të fitojnë famë në kurrizin e saj. Reagimi i fundit i këngëtares ka ardhur pas ‘diss-it’, që Summer Bunni i bëri duke i kujtuar marrëdhënien e saj me Offset, partnerin aktual të Cardi-t.

Cardi publikoi së fundmi në ‘Instagram’, një shprehje të cilën të gjithë ndjekësit e quajtën si një përgjigje për Bunni.

“Përpjekje shumë e gjatë për të fituar disa para, por bëni mirë të fitosh fillimisht disa ndjekës”, shkroi 26-vjeçarja.

Kjo përplasje e dy repereve nisi pikërisht në momentin kur Summer Bunni bëri të ditur se kishte pasur një marrëdhënie treshe me Offset dhe reperin Migos.