Bëhet i “gjallë”, aeroplani i humbur i futbollistit Sala

578
Sigal

“Air Açidents Investigation Branch” ka njoftuar se ka gjetur pjesë nga aeroplani që dyshohet se i takonin atij që po transportonte futbollistin Emiliano Sala nga Nantes në Uells. Në një fotografi të publikuar në profilin e tyre në Twitter, shihen pjesët e gjetura ndërsa kërkimet vijojnë për të gjetur trupin e Sala dhe pilotit të zhdukur. Gjetjet e sotme janë shenjat e para prej momentit kur ndodhi aksidenti. Sala, bashkë me pilotin David Ibbotson, është zhdukur, më 21 janar ndërsa ishte duke fluturuar mbi Kanalin Anglez. Autoritetet britanike njoftojnë se është bërë gjetja e dy ulëseve të një avioni (të ngjashëm me avionin e zhdukur) në det në Veri të Francës, në territorit e zonës së quajtur Normandi.