Bora pozon me rroba banjo, ‘kunati’ i bën komentin epik

591
Sigal

Jeta private e dy binjakëve të Al Pazarit, Romeo dhe Donald Veshajt ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi.

Romeo është komentuar për lidhjen me Jonida Maliqin ndërsa Donaldi për lidhjen me Borën.

Dy binjakët dhe Bora kanë nisur edhe një emision me titull “3shat”, emision i cili ka bërë të njihen edhe më mirë me njëri-tjetrin dhe Bora ka krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me kunatin, Romeon.

Në foton e fundit, moderatorja është shfaqur me rroba banjo mirëpo në sy ka rënë komenti i Romeos:

“Në ça plazhi ke dal kshu se qenka prishur koha”.

“Është filtri i fotos. M’u duk më freskët me këtë filtër se na mbyti vapa”, i përgjigjet Bora.

Kujtojmë që të ftuar në emisionin “Tring Stars”, Romeo i bëri shumë komplimenta Borës duke thënë se ajo është jo vetëm shumë e bukur, por edhe prezanton shumë mirë dhe ka ide të mira.

Pas kësaj, Bora e falenderoi Romeon duke i dhuruar një puthje në faqe.

Image