Sigal

Aurela Gaçe është ndër personazhet e vetëm që ka eksperimentuar aq shumë me pamjen e saj. Që në fillimet e karrierës, Aurela ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për ‘look’-un. Mund të themi se flokët e saj i kanë provuar pothuajse të gjitha ngjyrat duke filluar nga rozë, blu, portokalli dhe të kuq.

Megjithatë çdo ndryshim i ka dhënë një pamje akoma dhe më të bukur dhe qëndrojnë perfekt edhe me karakterin e saj. Kohët e fundit u duk se Aurela gjeti rehat me një model, një pjesë të flokëve në ngjyrë gështenjë dhe pjesën tjetër biond.

Por mesa duket edhe këtë herë ka vendosur të heqë dorë dhe të eksperimentojë sërish duke u bërë totalisht brune. Në fakt nuk është hera e parë, sepse edhe vite më parë Aurela ka pasur të njëjtën ngjyrë flokësh dhe i ngjan shumë natyrale.