Capital T dhe Butrint Imeri me një projekt të përbashkët?

2136
Sigal

Në momentin e parë që ata të dy publikojnë një këngë është e sigurt se të gjithë shkojnë menjëherë në ‘Yotube’ për të dëgjuar hitin e radhës. Bëhet fjalë për Captal T dhe Butrint Imeri, dy nga këngëtarët më të preferuar të tregut muzikor shqiptar, sidomos nga gjinia femërore.

Pothuajse çdo këngë e tyre numëron me miliona shikime dhe të gjithë dinë të paktën nga një këngë të Butrinit dhe Capital T. Por si do të ishte nëse të dy këngëtarët do të vinin në një duet së bashku?

Së fundmi këngëtarët kanë publikuar në rrjete sociale një fotografi ku shihen pranë njëri-tjetrit. Menjëherë pas kësaj të gjithë kanë filluar të dyshojnë se dy këngëtarët mund të vijnë së shpejti me një duet së bashku. Megjithatë as njëri dhe as tjetri nuk kanë preferuar të japin asnjëlloj informacioni, vetëm se fotografitë i kanë shoqëruar me një ‘emoji’ që thotë mos tregoni gjë.

Me siguri kjo është një shenjë bashkëpunimi, gjithsesi çdo gjë mund ta zbulojmë në ditët në vijim.