Ajo u kthye por unë nuk e pranova, rrëfehet Shpat Kasapi

431
Sigal

Lidhja më e bujshme e Shpat Kasapit (të paktën në media) ka qenë ajo me Afërdita Dreshajn. Çifti qëndroi bashkë për 6 vite dhe i dhanë fund në 2013-ën.

Por çfarë na riktheu sërish tek Afërdita që tashmë është lumturisht e martuar me Jakub Kindl?! Duket se këngëtari sa herë që përmendet ajo histori do të tregojë detaje të reja.

I ftuar tek “Da’Sara Show”, Shpati zbuloi “padashje” se Afërdita është rikthyer, por ka qenë ai që s’e ka pranuar më!

“Të gjithë e dinë atë histori që ka kaluar, se nuk kthehet më.”- është shprehur ai, ndërkohë që moderatorja ndërhyn duke thënë:

“Njerëzit edhe kthehen, vetëm të mos i themi gjë njeriu.”

Kaq iu desh këngëtarit për të thënë gjithë krenari: “S’e kam pranuar unë!”

Pra, pas ndarjes Afërdita Dreshaj qenka rimenduar dhe i ka kërkuar një shans të dytë Shpatit?