25 vjeçarja e njohur zbulon sekretin: Jam transgjinore

928
Sigal

Ditën e djeshme (13 janar) shpërndau një video në Youtube ku shprehu hapur se ajo është transgjinore.

Ajo shpjegon vendimin e vshtirë që mori për ta publikuar, pasi sipas saj, Nikkie ka marrë mesazhe shantazhuese dhe kërcënuese për sekretin e saj.

“Nuk mund ta besoj që po e shpërndaj me të gjithë botën. Por në të vërtetë ndihem mirë që më në fund e bëra. Kur isha e vogël unë linda në trupin e gabuar” – shprehet ajo.

Në moshën 6 vjeçare de Jager filloi të rrisë flokët dhe të veshë rroba vajzash. Për këtë vendim e kanë mbështetur dhe prindërit e saj.

Ndërsa në moshën 14 vjeçare ajo filloi të merrte hormone femrash dhe kur mbushi 19 vjeç ajo pësoi ndryshimin total.

Nikkie shpreson që kjo video do t’i frymëzojë njerëzit që të pranojnë veten ashtu siç janë.

E njohur në Youtube si NikkieTutorials, ajo është një prej influensueseve më të mira në rrjet në fushën e bukurisë dhe kozmetikës.

Prej 11 vitesh ajo poston video për make-up dhe të gjitha produktet kozmetike. Me 13 milion ndjekës në Youtube ajo ka bashkëpunuar dhe me emra të njohur ku mund të përmendim Lady Gagan.