Shpërthim në një fabrikë kimike në Spanjë, një i vdekur, katër të plagosur

400
Sigal

Një i vdekur dhe katër të plagosur. Ky ka qenë bilanci i një shpërthimi në një fabrike kimike në Spanjë.

‘Sky News’ shkruan se ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në një fabrikë kimike në provincën Tarragona të Spanjës verilindore.

Nga shpërthimi në fjalë, që thuhet se ka ndodhur pas një ngjarje aksidentale, zona e qytetit është ndotur, ndërsa autoritetet kanë njoftuar qytetarët që të qëndrojnë brenda në shtëpi.