Kamionistët paralizojnë kryeqytetin kanadez/ Kundër certifikatës së vaksinimit, qytetarët i mbështesin

182
Sigal

Qindra kamionistë kanadezë protestojnë në kryeqytetin Ottava, kundër certifikatës së vaksinës COVID-19.

Ligji i detyrimit për certifikaten e vaksinimit i miratuar fillimisht nga qeveria federale kanadeze dhe kryeministri Justin Trudeau , hyri në fuqi më 15 janar. Ligji kërkon që çdo shofer kamioni që kalon në Kanada nga Shtetet e Bashkuara të sigurojë certifikatën e vaksinimit.

MPs warned that trucker convoy protesters may target their homes - The  Globe and Mail

Një ligj i ngjashëm, i cili hyri në fuqi më 22 janar, kërkon të njëjtën dëshmi të vaksinimit për kamionistët që lëvizin nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara.

Freedom Rally' truckers convoy hits Ontario — picking up Conservative  political support as it rolls | The Star

Kamionistëve u janë bashkuar qindra qytetarë. Të gjithë janë kundër certifikatës së vaksinimit. Pavarësisht temperaturave të ulëta ata kanë qendruar jashtë.