Zbulohet kura për trajtimin e tumoreve të trurit

611
Studiuesit e universitetit Leeds në Angli kanë hedhur një hap drejt zbulimit të kurës për trajtimin e tumoreve të trurit.
Eksperimenti i udhëhequr nga Susan short mori përsipër injektimin e viruseve në tru tek 9 pacient të diagnostikuar me tumor agresiv të trurit.
Shkencëtarët kanë shpjeguar se duke futur viruse në tumoret e trurit e ndihmojnë sistemin imunitar që të çliroj një substanca të quajtura “interferone” e cilat luftonin tumorin.
Profesorja Susan Short shpjegon se në shumicën e rasteve qelizat e tumoreve sillen si qeliza normale dhe kjo ja vështirëson punën sistemit imunitar për të prodhuar kundërtrupa, por e kundërta ndodh me virusin, qelizat e virusit identifikohen menjëherë dhe në këtë mënyrë prodhohen kundërtrupa që luftojnë virusin dhe në këtë mënyrë dhe tumoret.
Në këtë mënyrë nëpërmjet një ndërhyrje kirurgjikale mjekët arrinin të hiqnin qelizat e tumorit të cilat janë dobësuar nga kundërtrupat.
Ky eksperiment i përfunduar me sukses tek 9 pacient ju ka dhënë shpresë mjekëve për të vazhduar studimet dhe për të gjetur një kur që lufton tumoret agresive të trurit.
Sigal