Vetitë kuruese të boronicës blu dhe asaj të kuqe

863
Boronica e zezë (Vaçinium myrtillas) dhe ajo e kuq (Vaçinium macrocarpon) është një bimë nga familja Ericaceae. Janë dy lloj boronica: Ajo me ngjyrë të kaltër në blu dhe ajo me ngjyrë të kuqe, të dy llojet kanë pothuaj te njëjtat veprime terapeutike.
Karakteristikat:
Ka pamjen e një shkurreje arrin një lartësi nga 10 deri 40 cm lartësi, fletët i ka në formë ovale me ngjyrë jeshile të errët të rregulluara në çifte me lule në ngjyrë të bardhë, me ralle si të kuqërreme, në formën e kambanave. Në fund të muajit Gusht apo në fillim të shtatorit nga lulet formohen frutat, në fillim me ngjyrë të bardhe të cilat me vonë kthehen një lloj në ngjyrën blu ndërsa lloji tjetër në të kuqe.
Perhapja: Me qenë se është një bimë shume rezistente në temperaturat e ulëta, bile edhe ndaj ngricave (deri ne -22*C), ajo është e përhapur më shumë në hemisferën veriore, në krahinat me një klimë mesatare kontinentale deri në afërsi të zonës se Artikut (71*gjerësia veriore). I nevojitet më shumë një klime me diell, e thatë me një përmbajtje toke acide, e pasur me humus por boronica rritet edhe në një toke të dobët dhe ranishtore.
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal