Vegjetarianët, si t’i përballojnë problemet e anemisë me ushqime

53
Kurim i thjeshtë, por i nevojshëm. Në fillim, mungesa e hekurit. Më të ekspozuarat janë gratë shtatzëna ose ato në moshë lindjeje. Në fakt, 9 gra në 10 marrin vlera ushqimore më të ulëta se ato të rekomanduara dhe 22.7% e tyre kanë mungesë hekuri. Rastet e burrave janë shumë më të rralla. Kjo situatë tregon se mungesa e hekurit duhet korrigjuar dhe parandaluar me ushqime suplementare. Anemia nga mungesa e hekurit përfshin vetëm 4,4% të grave në moshë lindjeje. Gratë shtatzëna janë më të ekspozuarat, ndërsa gratë në menopauzë dhe burrat janë shumë më pak të ekspozuar. Pamjaftueshmëri e vlerave ushqimore prek sidomos personat që ndjekin një dietë të fortë vegjetariane apo persona të kequshqyer, sidomos persona të moshuar. Ajo mund të shkaktohet edhe nga probleme të tretjes, të cilat pengojnë asimilimin e ushqimeve të pasura me hekur, si në raste diarreje të zgjatur apo të alternimit të diareve me konstipacionin. Humbjet e tepërta të hekurit mund të shkaktohen nga menstruacionet e mëdha.
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf