Rrjetet sociale ju çojnë drejt vetmisë dhe depresionit

541
Sigal

Një studim i Universitetit të Pensilvanisë ka provuar se reduktimi i përdorimit të mediave sociale në 10 minuta në ditë mund të ndihmojë në uljen e depresionit dhe vetmisë.

Ndihesh i dëshpëruar dhe i vetmuar ?

Sipas një studimi të ri ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj mediave sociale mund të jetë shkaku.

Hulumtuesit nga Universiteti i Pensilvanisë thonë se përdorimi i mediave sociale si  duke përfshirë Facebook, Snapchat dhe Instagram, mund të dëmtojë aktivisht mirëqenien e një përdoruesi duke çuar në depresion dhe vetmi.

Studimi i titulluar “No More FOMO: Kufizimi i mediave sociale zvogëlon vetminë dhe depresionin” u botua në revistën e Revistën e Psikologjisë Sociale dhe Klinike.

Ndërsa shmangia apo kufizimi i kohës para ekranit në këto aplikacione mund të rrisë mirëqenien e dikujt.

“Kur nuk jeni duke qënduar në mediat sociale, ju mund të shpenzoni më shumë kohë  për gjërat që kanë më shumë gjasa t’ju bëjnë të ndiheni më mirë për jetën tuaj,”- tha Melissa Hunt nga Universiteti i Pensilvanisë.

Në studim u përfshinë 143 pjesëmarrës universitarë dhe u testuan me tre platformat më të njohura  Facebook, Instagram dhe Snapchat.

Në vend që të bënin teste një orëshe në një laborator ose t’u kërkonin pjesëmarrësve të hiqnin dorë nga përdorimi i mediave sociale, hulumtuesit në Universitetin e Pensilvanisë vendosën të përdorin të dhënat e përdorimit, të ndjekura automatikisht nga iPhones.

Të gjithë studentët pjesëmarrës në studim paraqitën me screenshot kohën mesatare të përdorimit të tre rrjeteve sociale.

Gjysma e tyre u lanë të lirë të përdornin rrjetet sociale, ndërsa gjysma tjetër u detyruan të mos kalonin më shumë se 10 minuta kohë në tre rrjetet kryesore sociale.

Studimi shqyrtoi disa rezultate në lidhje me mirëqenien e përdoruesve duke përfshirë frikën e humbjes, ankthit, depresionit dhe vetmisë.

Gjatë tri javëve të ardhshme pjesëmarrësit vazhduan të tregojnë screenshot të kohës së tyre në mediat  sociale dhe u krahasuan me sondazhet mbi mirëqenien e tyre. Konkluzionet ishin të qarta: zvogëlimi i përdorimit të mediave sociale i përmirësoi dukshëm të dyja, vetminë dhe depresionin.