Priti penalltinë që mund t’i ndryshonte fatin ndeshjes, Szczesny: E dija saktësisht se ku do gjuante Higuain, ja pse

385
Sigal

Nëse sulmuesi i Milanit Gonzalo Higuain do të kishte arritur të barazonte shifrat duke shndërruar penalltinë në gol, ndeshja Juventus-Milan mund të merrte një rrjedhë tjetër. Por portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny arriti ta priste atë duke i lënë shifat në 1-0, për t\u dyfishuar më vonë nga Cristiano Ronaldo.

Por, portieri polak e priti penalltinë e ish-bashkëlojtarit të tij duke u gjuajtur poshtë në krahun e djathtë, pasi ai e dinte se ku do ta gjuante Higuain për shkak se ishte stërvitur me të.

“E njoh atë (Hugiuanin), sepse ai ishte njëri prej ekzekutuesve të penalltive sezonin e kaluar”, tha Szczesny për JTV.

“Vitin e kaluar, si portier i dytë, gjithmonë stërvitesha me të në penallti dhe natyrisht se edhe i kemi studiuar ato”, shtoi ai.

“Vendosa të lëvizja së pari në penalltinë e tij, ai zakonisht i godet ashtu dhe unë shpresoja se nuk do ta ndryshonte këtë herë, gjë që s’e bëri. Jam shumë i lumtur që e prita”, ka thën portieri.

Higuain përveçse humbi penalltinë doli dhe me karton të kuq nga loja pas protestave të forta kundër gjyqtarit në lidhje me një faull.