Ushqimet ideale për një memorie të shëndetshme

90
Studimet e ndryshme të realizuara në lidhje me rolin që ushqimet kanë në organizmin tonë, tregojnë se ekzistojnë ushqime të cilët na ndihmojnë për të pasur një memorie sa më të shëndetshme.
Disa nga këto ushqime që ju duhet të konsumoni janë;
Vaji i peshkut
Arsyeja e thjeshtë se pse do të duhej menjëherë të filloni me përdorimin e vajit të peshkut është fakti se ai ju bën më të mençur dhe e përmirëson kujtesën tuaj. Ekspertët thonë se acidet yndyrore omega-3, të cilat ndodhen, për shembull, në sardele, janë ushqim i shkëlqyeshëm për trurin tuaj.
Perimet me gjethe të gjelbra
Perimet me gjethe të gjelbra, si spinaqi, janë plot me vitamina C dhe beta-karoten. Ato gjithashtu përmbajnë folate, të cilat në mënyrë të konsiderueshme e përmirësojnë kujtesën tonë.
Vezët
Ato janë plot me minerale dhe vitamina, por kjo nuk është e gjitha. Vezët janë një ushqim i mirë për trurin. Ato janë një minierë e vërtetë e jodit dhe hekurit, vitaminës B12, dhe do të duhej t’i konsumoni të paktën dy herë në javë. Ndërsa hekuri prodhon rruaza të kuqe të gjakut, të cilat e bartin oksigjenin në tru, jodi e përmirëson koncentrimin dhe rrit aftësitë e zgjidhjes së problemeve.
Çaji i gjelbër
A e keni ditur se truri i njeriut përbëhet nga pothuajse 80 për qind ujë? Nuk kemi nevojë t’ju themi se tetë gota ujë në ditë janë thelbësore për funksionimin e organizmit tuaj. Ndërsa çaji i gjelbër mund të jetë një shtesë e përshtatshme – deri në tre gota në ditë. Ai, në fakt, e rrit vigjilencën mendore dhe e përmirëson kujtesën, ndërsa antioksidantët të cilët gjenden në të e zvogëlojnë rrezikun nga dementia.
Çokollata
Konsumimi i moderuar i çokollatës së zezë e përmirëson aftësinë kognitive, thonë ekspertët, transmeton Koha.net dhe shtojnë se flavonoidet (komponimet që gjenden në çokollatë) shkaktojë formimin e neuroneve të reja në tru, ndikojnë në formimin e kujtimeve të reja dhe e përmirësojnë qarkullimin e gjakut në tru