Tender 11 milionë lekë për pastrimin e dëborës nga porta e spitalit

532
Arjan ZADRIMA
“Çudi” nga Korça/Tender 11 milionë lekë në muajin mars, për pastrimin e dëborës nga… porta e spitalit!
Monopoli i paligjshëm i tenderëve në duart e drejtuesve të lartë shtetërorë, ka krijuar hapësira të lira për abuzime
Skenari për të përdorur tenderët si burim përfitim personal e klientelist, duke krijuar monopol të paligjshëm, tashmë është bërë VKM, duke dalë mbi ligjin. Kjo VKM e “Rilindjes”, i jep “vulë e firmë” për tenderët e koncesionet, “ushtrisë së tenderxhinjve” hajdutë nëpër ministri, drejtori, bashki, qarqe, prefektura, spitale e kudo, duke i kontrolluar ato vetëm nga një “zyrë tenderësh e koncesionesh”, e cila do të ketë si drejtues e nëpunës një “çetë” të re hajdutësh, të cilët do të përzgjidhen dhe emërohen, urdhërohen e auditohen nga kupola shtetërore, duke mos pasur asnjë institucion tjetër të drejtë kontrolli mbi këtë “zyrë”. Përse bëhet ky kontroll, mbi tenderët? Së pari, që “dora” e vetme e kryerjes së tenderëve dhe dhënies së koncesioneve, të jetë e lirë për të abuzuar në vlerën e fondit limit, të fondit të vendosur gjatë prokurimit, të afatit të koncesionit, të firmës që do fitojë tenderin, apo koncesionin, të kontrollit të cilësisë së kryerjes së punimeve e shërbimeve. Sipas informacionit, kjo agjenci monopol e kryerjes së tenderëve dhe dhënies së koncesioneve, do të mbledhë prej gjithë institucioneve, ndërmarrjeve e shërbimeve shtetërore kërkesat për investime, shërbime e blerje dhe do të kryejë vetë procedurën e zhvillimit të tyre që nga shpallja e njoftimit, shpallja e fituesit, kontrolli i punimeve e deri tek marrja në dorëzim e shërbimit e investimit të kryer! Ky model ka qenë prezent deri sot dhe vazhdon të jetë në një ministri, duke u zbatuar si “zyrë monopol” e zhvillimit të tenderëve e koncesioneve në shëndetësi prej ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe prej ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët kanë përqendruar gjithë tenderët në çdo sektorë të ekonomisë dhe shërbimeve.
DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR, KORÇË 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë, Adresa “Shëtitorja Fan S. Noli”-Korçë, Tel/Fax 08224 2674 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: Kërkesë për propozime 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër “Largim përpunim i mbeturinave dhe pastrim i territorit nga dëbora, Spitali Korçë”. 
4. Fondi limit 913,213 (nëntëqind e trembëdhjetë mijë e dyqind e trembëdhjetë) leke pa TVSH, ose 1,095,855.6 (një milion e nëntëdhjete e pesë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e pesë pikë gjashtë) lekë me TVSH 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 
Datë 24.02/2017; ora 11:00 
7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Datë 24.02/2017; ora 11:00 
Sigal