Shëroni nervin shiatik me terapinë që zgjat vetëm gjysmë ore në ditë

739
Sigal

TRAJTIMI/ Shpesh dhimbja shfaqet edhe natën dhe mund të përkeqësohet në pozicionin ndenjur

Është një dhimbje e referuar përgjatë anësisë së poshtme, me përhapje prapa dhe anash këmbës. Shfaqet në rreth 2-3% të popullatës dhe në pjesën më të madhe të rasteve është pasojë e patologjive të disqeve ndërvertebrore (herniet diskale). Prek njëlloj meshkujt dhe femrat, me shpeshtësi më të madhe në personat e shëndoshë dhe ata që bëjnë jetë sedentare. Pjesa më e madhe e pacientëve kanë pasur më parë dhimbje mesi. Dhimbja fillon në muskulin gluteal, shpesh pa një lokalizim të saktë, e zbret përgjatë kofshës e kërcirit, nganjëherë deri në këmbë. Shpesh dhimbja shfaqet edhe natën dhe mund të përkeqësohet në pozicionin ndenjur. Disa pacientë referojnë një ndjenjë mizërimesh dhe mpirje (ulje e ndjeshmërisë). Në rastet më të përparuara mund të shfaqet mungesë e forcës muskulare dhe një ndjenjë “të ftohti” apo “të nxehti”. Megjithatë, dhimbja është simptoma më e shpeshtë dhe domethënëse. Ajo mund të mos lehtësohet nga asnjë lloj terapie me barna…

Për më tepër lexoni në gazetën Telegraf