Pse duhet të konsumoni ushqim djegës

599
Ushqimi djegës ka një rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmi tuaj. Shpesh shumë persona e kanë të vështirë konsumimin e një ushqimi të tillë por kur të mësojnë të mirat e tij secili do të kërkojë të ketë në vaktin e tij ushqim djegës. Studime të ndryshme tregojnë se ushqimet pikante mund të përmirësojnë shëndetin e trurit. Ushqimi pikant forcon lidhjet mes qelizave të trurit. Specat e kuq përmbajnë një kompleks të njohur si apigenin, i cili forcon lidhjet mes qelizave të trurit. Studime të tjera kanë treguar se apigenin, mund të jetë një agjent i fuqishëm që ndikon në ruajtjen e funksioneve kyçe të trurit të tilla si: kujtesa dhe të mësuarit.
Kjo, nga ana tjetër, mund të sigurojë mbrojtje kundër çrregullimeve si Alzheimer, sëmundja Parkinson, dhe disa çrregullime mendore si skizofrenia. Një studim masiv i kryer nga hulumtuesit në Harvard, sugjeron se ushqimi pikant mund të ndikojë në cilësinë e jetës suaj. Në mënyrë të veçantë, njerëzit që hanë speca djegës disa herë në javë, ulin rrezikun e vdekjes me 14%. Capsaicin, një kompleks që gjendet tek specat, ka një efekt pozitiv në metabolizmin e njeriut dhe ul direkt rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh, duke përfshirë edhe kancerin.
Sigal