63 makina të pluhurosua e të parkuara anës rrugëve e pranë institucioneve, janë “centrale përgjimi”

516
Përgjimi duhet se nuk është bërë vetëm me aparaturën misterioze të instaluar në Elbasan, Tiranë e Vlorë për gjoja “trajnime policësh antikrim”, siç u tha prej drejtuesve të lartë të Ministrisë së Brendshme. Një denoncim tjetër, i dalë nga zyrat e larta të SHISH, publikon skandalin tjetër shtetëror me përgjimet që u bëhen shqiptarëve pa ligj, pa vendim gjykate e pa leje prokurorie. Nëpër rrugë, në rrëza pallatesh, pranë institucionesh shtetërore, në qendra tregtare, në tregje publike popullore, pranë bizneseve të mëdha, pranë doganave e tatimeve në Tiranë, në Durrës, Fier, pranë kazinove e kudo ku mendohet se ka “lajme”, janë parkuar makina gjoja të vjetra, tub cilat janë në shërbim të shërbimit sekret dhe policisë së rendit e asaj ushtarake, për të përgjuar e kapur “sinjale” që dalin e futen në mjediset publike, në institucione e shërbime private. 

Në fakt, makina të tilla “rrangallë” në pamje shikon në shumë zona e qytete të mëdha të vendit. ato janë lënë në rrugë si të “braktisura” nga të zotët, madje disa edhe të mbuluara nga pluhuri, balta e ndryshku dhe me traga edhe të fillim fiteve 1992 ose pa targa fare. Këto nuk janë makina të braktisura e jashtë funksionit, por janë makina “spiune” që përgjojnë telefonat në distancë 2 kilometër, por edhe bisedat që bëhen në mjedise fizike deri në 1 kilometër. të tilla makina të lëna si “skrap” anës rrugëve shikon në Tiranë, Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Sarandë, Lushnjë, Gjirokastër etj. Ato duket sikur janë pa zot, por në fakt kanë zot SHISH dhe shërbimet sekrete të policisë e ushtrisë, të cilët kanë montuar brenda tyre aparatura përgjimi e regjistrimi. Çuditërisht këto makina “rrangallë” nuk hiqen nga karrotrecët, nuk gjobiten as nga policia e qarkullimit rrugor, as nga policia bashkiake e madje as hiqen prej vendeve ku janë vendosur as prej punonjësve të pastrim-gjelbërimit e të çohen për skrap. 

Për disa ditë radhazi kemi vrojtuar nëse pranë këtyre shkonte ndonjë “pronar, por konstatuam se nuk shkonte njeri pranë tyre, përveç rasteve ku dikush me kollare e pa kollare afrohej e qëndronte parni tyre, gjoja “duke pritur dikë”. Gazeta “telegraf”, për të vërtetuar burimin e informacionit lidhur me ekzistencën dhe mos largimin e këtyre makinave ”agjente”, bëri këtë testim: Kërkoi nga policia dhe nga bashkia e Tiranës, që të hiqeshin 4 makina në zona të ndryshme publike institucionesh qendrore, por nuk u hoqën. Përkundrazi, ato edhe mbrohen nga strukturat që i kanë futur në shërbim përgjimi! E jo vetëm kaq, por sipas bisedës me një “specialist” që e di mirë këtë “punë”, një herë në javë, në orë të caktuara të natës, pranë këtyre makinave shkojnë “kujdestarët” që sigurojnë vijueshmërinë e aktivitetit të këtyre makinave gjoja “rrangallë, por që në fakt janë “centrale përgjimi”.
Sigal