PhD. Anila Kalleshi: Shenjat paralajmëruese të diabetit dhe 6 efektet çudibërëse të rrepës së kuqe. Shkaqet e dhimbjes së shpinës, nervit të dorës dhe shenjat e mungesës së Vit në organizëm

1478
Sigal

Shenjat paralajmëruese të diabetit

 

Personat të cilët vuajnë nga diabeti shfaqin disa simptoma dalluese. Disa nga shenjat që mund të njohim ne janë etja e tepërt, vajtja e shpeshtë në banjë dhe mpirja e duarve apo këmbëve, por ekzistojnë dhe shenja të tjera si; gërhitja, njollat në lëkurë apo kruarjet që mund të jenë tregues se vuani nga diabeti:

Probleme me lëkurën
Njolla të errëta, si të mavijosura, zakonisht në kurriz, bërryla ose tek grushti i dorës, janë shpesh shenja të hershme të niveleve të larta të sheqerit në gjak.

-Përmirësim i papritur i shikimit
Përmirësimi në mënyrë të papritur i shikimit mund të mos jetë lajm shumë i mirë. Shpesh, shikimi jo i qartë konsiderohet si një ndër simptomat e diabetit, por në të vërtetë, shikimi mund të ndryshojë për mirë ose për keq. Disa pacientë pësojnë përmirësim të shikimit kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë. Diabeti shkakton lëvizjen e lëngjeve të trupit, përfshirë brenda në sy.

-Kruarje të tepërta
Diabeti dëmton qarkullimin e gjakut, që çon në tharje dhe kruarje. Shumë pacientë të diagostikuar me diabet shfaqin kruarje tek duart, pjesën e poshtme të këmbëve apo në shputë.

-Probleme me dëgjimin
Nëse e gjeni veten duke ngritur volumin e televizorit dhe nuk kuptoni një bisedë pa i bërë të tjerët që të përsërisin veten, atëherë është e nevojshme të bëni një test të sheqerit në gjak. Një studim i realizuar nga “National Institute of Health”, në SHBA, tregon se humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë e hershme e diabetit. Shkencëtarët besojnë se diabeti dëmton enët e gjakur dhe nervat e pjesës së brendshme të veshit, duke shkaktuar probleme në dëgjim.

-Gërhitja e rëndë
Gati gjysma e diabetikëve të tipit 2 kanë probleme me frymëmarrjen në gjumë, ndaj nëse keni gërhitje të rëndë gjatë natës dhe ndiheni të përgjumur/pa energji gjatë ditës, është e këshillueshme që të masni nivelin e sheqerit në gjak. Një studim i fundit kanadez tregoi se 23 % e pacientëve të diagnostikuar me apnean e gjumit, një çrregullim mjaft i përhapur i gjumit, brenda 5 viteve e gjysmë, iu shfaqej diabeti. Lidhja mes të dyjave nuk është ende shumë e qartë, megjithatë pacientët që kanë proJo çdo rast i diabetit tip 2 shfaqet me simptoma të qarta dhe të njohura si, etja e tepërt, vajtja e shpeshtë në banjë dhe mpirja e duarve apo këmbëve

Mungesa e vitaminave transmetohet nëpërmjet reagimeve të organizmit tuaj.

– Plasaritja e lëkurës në skaje të buzëve
Ju mungojnë: hekuri, zinku dhe vitaminat B, si B3, B2 dhe B12. Kjo është e zakonshme te vegjetarianët, sepse për shkak të mënyrës së të ushqyerit shpesh nuk i konsumojnë mjaftueshëm.
Absorbimi i hekurit rritet me vitaminën C, e cila gjithashtu ndihmon në luftën kundër infeksionit.

– Ënjtja në fytyrë dhe rënia e flokëve
Ju mungon: vitamina B7, e njohur edhe si vitamina për flokë. Nëse konsumoni vezë të papërpunuara, një gjë e tillë ju bën të ndjeshme sepse proteina e pranishme në vezë të papërpunuara, me emrin avidinë, e bllokon aftësinë e organizmit që ta absorbojë biotinën.
Zgjidhja: konsumoni më shumë vezë të ziera (zierja e çaktivizon avidinën), salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, sojë, arra, mjedra dhe banane.

– Shenja të kuqe ose të bardha në lëkurë, të ngjashme me aknet, zakonisht në fytyrë, duar, kofsha dhe prapanicë
Ju mungojnë: acidet esenciale yndyrore dhe vitaminat A dhe D.

Zgjidhja: konsumoni më pak yndyra të ngopura, rritni konsumimin e yndyrave të shëndetshme. Ju nevojitet më shumë vitaminë A. Konsumoni më shumë perime jeshile dhe perime si karotat, patatet e ëmbla dhe specat e kuq. Këto perime kanë mjaft beta-karotinë, e cila nga organizmi juaj përdoret për ta marrë vitaminën e nevojshme. Gjithashtu, vetëm 10 minuta në diell do t’ju ndihmojnë që të pranoni vitaminë D.

– Therjet, mpirjet dhe djegiet në duar, këmbë ose diku tjetër
Ju mungojnë: vitaminat e grupit B, si acdi folik (B9), B6 dhe B12. Kjo mungesë lidhet drejtpërdrejt me nervat periferike. Simptomat e përmendura mund të paraqiten edhe në kombinim me ankth, depresion, anemi, lidhje dhe çekuilibër hormonal.
Zgjidhja: konsumoni spinaq, shparguj, panxhar, fasule, vezë, midhje, gaforre dhe mish shpezësh.

– Ngërçet në muskuj, dhimbjet në gishtërinj, nyja, këmbë dhe shpinë
Ju mungojnë: magnezi, kalciumi dhe kaliumi. Nëse merreni rregullisht me ushtrime fizike, mund të humbni shumë minerale (dhe vitamina të grupit B, të cilat treten në ujë) për shkak të djersitjes së tepërt.

Zgjidhja: konsumoni më shumë banane, bajame, lajthi, kunguj, qershi, mollë, brokoli, perime me fletë jeshile si lakra dhe spinaqi.

Ja 6 efektet cuditbërse të rrepës së kuqe në organizëm

Ndonëse në shikim të parë, rrepat duken si një ushqim jo shumë atraktiv dhe me shumë shije, në fakt ato kanë shumë dobi dhe të mira për organizimin e njeriut.

Ndihmon për aneminë

Këshilla e parë që secili mjek do të ju japë në rast se keni mungesë hekurit në gjak, do të jetë që të konsumoni sa më shumë panxhar. Mbani në mend se kur ju hani panxhar, ose ju hani atë të freskët si një sallatë, të gatuar ose si lëng, ju mund të shtoni edhe lëng të shtrydhur limoni; në mënyrë që lidhni hekurin në mënyrë që trupi të mund të thithë atë.

Përmban shumë minerale
Rrepa është e pasur me minerale si magnez, kalium, kalcium, hekur dhe squfur. Ai gjithashtu përmban grupin e vitaminave B, së bashku me acid folik dhe vitaminë C, e cila e bën rrepën një zgjedhje të shkëlqyer për gratë shtatzëna.
Thithjen më të mirë të kalciumit
Për shkak të pranisë së silicës, rrepa ndihmon për absorbimin më të mirë të kalciumit në trup, duke ruajtur shëndetin e eshtrave, lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Pastrimi i trupit
Në formë të papërpunuar ose përpunuar, rrepa përmban betaine që është përbërës i shkëlqyer për detoksifikimin që rregullon sekretimin e bilës dhe ndihmon mëlçinë. Nga një total prej 500 funksioneve që ka bila, më e rëndësishme janë ato që lidhen me heqjen e toksinave dhe sekretimin e tepërt të hormoneve dhe yndyrërave, dhe përveç kësaj, rrepa është aleati i saj më i madh.

Vepron kundër sëmundjeve dhe tumoreve
Pigmenti prejt të cilit rrepa merr ngjyrë të kuqe, vepron kundër sëmundjeve të ndryshme, zvogëlon qelizat e tumorit, dhe indet e sulmuara marrin një strukturë normale.

Rikthen gjakun dhe ul shtypjen e gjakut
Rrepa kontribuon në rikthimin e gjakut të humbur dhe është një ndihmës natyror në trajtimin e leukemisë ndërsa në konsumimin e rregullt të saj, rrepa ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut.

Sindroma e Tunelit Karpal

Shfaqet kryesisht në moshë madhore, pas moshës 40 vjeç. Femrat janë ato që preken më shpesh, rreth 2 herë me shpesh se meshkujt. Sindroma e Tunelit Karpal shfaqet si pasojë e shtypjes së nervit median i cili kalon përmes kyçit të dorës dhe shoqërohet me dhembje dhe parestezi përgjatë shtrirjes së tij drejt pëllëmbës së dorës, gishtit të madh, gishtit tregues dhe gishtit të tretë. Shenjat më të shpeshta janë: dhembja dhe bllokimet përgjatë natës. Humbja e ndjeshmërisë së tre gishtave të parë të dorës si dhe mungesa e forcës në to janë gjithashtu të shpeshta.

Diagnostikimi
Bazohet në evidentimin e shenjave të larpëmendura por e rëndësishme është që të kryhet një radiografi dhe një elektromiografi e cila shërben për studimin e përcjellshmërisë së nervit.

Kirurgjia shpesh është e vetmja rrugë për zhdukjen e simptomave. Mund te kryhet edhe me artroskopi ose me kirurgjinë e hapur dhe konsiston në lirimin e nervit median nga faktorët të cilët shkaktojnë presion mbi të duke larguar në këtë mënyrë të gjitha simptomat.

Dhimbjes së shpinës shkaktarët dhe rreziku prej saj

 

Dhimbja e shpinës është shumë e përhapur dhe mund të prekë çdo kënd, mirëpo ka disa faktorë të cilët shkojnë rrezikun që ju prekeni nga ky problem. Në grupin e faktorëve të rrezikut bëjnë pjesë:

Plakja: Dhimbja e shpinës është më e shpeshtë me kalimin e moshës. Ju mund të keni dhimbje shpine për të parën herë kur të jeni 30 ose 40-vjeçar.

Angazhimi i paktë fizik: Dhimbj ae shpinës zakonisht është më e shpejtë te njerëzit të cilët nuk janë aktiv.

Të qenit i mbipeshë: Ushqimi i pasur në kalori dhe yndyra mund t’ju bëjnë juve të shtoni peshë. Pesha e tepërt mund të bëjë presion në shtpinë dhe shkaktojë dhimbje

Trashëgimia: Disa raste të dhimbjes së shpinës, si spondiliti ankilotik, një formë e artitit që prek shpinën, mund të keni edhe natyrë gjenetike.

Sëmundje të tjera: Disa lloje të artritit dhe kancerit mund të shkaktojnë dhimbje shpine.

Puna që bëni: Nëse ju duhet të ngrini pesha të mëdha, të shtyni, ose tërhiqni duke shfrytëzuar shpinën tuaj, ju mund të prekeni nga dhimbja e shpinës. Nëse punoni në tavolinë gjithë kohën dhe nuk ngriheni të qëndroni ca kohë në këmbë, ju po ashtu mund të keni dhimbje shpine.

Pirja e duhanit: Trupi juaj mund të mos jetë në gjendje të sigurojë mjaft përbërës ushqimore në disqet e shpinës tuaj nëse ju pini duhan. Kolla e duhanxhinjve po ashtu mund të shkaktojë dhimbje shpine. Njerëzit të cilët pinë duhan kanë vështirësi të shërohen, andaj dhimbja e shinës mund të zgjatë më shumë.

Raca: Raca është një faktor tjetër që mund ët ndikojë në paraqitjen e dhimbjeve të shpinës. Për shembull, femrat e zeza janë tre herë më të prira të kenë probleme me shpinën se femrat e bardha