Si ndikon stresi në fitimin e peshës – Ushqimet që e mbajnë larg dhe ato që e përkeqësojnë

Kur jemi të stresuar ne na nxitet dëshira për të ngrënë. Kortisoli është hormoni që lëshohet kur jeni në stres dhe ky hormon rrit dëshirën e të ngrënit gjëra të yndyrshme dhe me sheqer. Studimet tregojnë se hormoni lidhet me receptorët e trurit që kontrollojnë marrjen e ushqimit. Akumulon yndyrë: kur jeni në periudhë stresi, ka gjasa që të shtoni peshë. Hormoni i kortisolit rrit sasinë e indeve yndyrore në trup duke bërë kështu që përmasat e qelizave yndyrore të zgjerohen. Po kështu stresi ndikon në tretje: stresi shkakton urth, probleme stomaku dhe diarre. Sindroma e zorrës së irrituar dhe kapsllëkut ndikohet nga stresi gjithashtu. Tension të lartë të gjakut: stresi ndryshon normën e rrahjes së zemrës dhe kontrakton enët e gjakut, gjë e cila çon në rritjen e tensionit të gjakut.

Ushqimet që mbajnë larg stresin

  • Orizi kaf është një karbohidrat që përthithet ngadalë dhe ngacmon trupin që të çlirojë kimikate, të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë.
  • Bajamet janë të pasura me magnez, që është i rëndësishëm për të mbështetur funksionin adrenal, si dhe metabolizmin e acideve yndyrore esenciale.
  • Lakra është burim i mirë i vitaminave që largojnë stresin, si A, C, E, beta karotine dhe mineralin selenium.
  • Fara luledielli janë burim i pasur i potasiumit, por janë të pasura edhe me vitamina B dhe zink, që luajnë një rol të rëndësishëm mbi gjëndrat adrenale.
  • Farat e susamit – nevoja për zink rritet gjatë periudhave të stresuara. Farat e susamit janë një burim i mirë i zinkut.
  • Manaferrat janë të pasura me magnez dhe vitamin C. Pamjaftueshmëria e vitaminës C e dobëson imunitetin tuaj dhe bën që të ndiheni më të stresuar dhe më të lodhur.
  • Kastraveci ka efekt freskues dhe qetësues që te gjaku dhe mëlçia. Kur mëlçia është e mirë ushqyer ndihmon për balancimin e hormoneve, përmirëson gjendjen e humorit.
  • Hudhra përmban një kimikat detoksifikues që quhet alicin. Alicina ka fuqi antivirale dhe antimyk, si dhe aftësinë të ulë kolesterolin, tensionin e gjakut dhe të përmirësojë gjendjen e humorit.

Kujdes ushqimet që përkeqësojnë gjendjen e stresit janë:

  • Mishi i kuq është i pasur me shumë proteina, të cilat rrisin në tru nivelin e dopaminës dhe norepinefrinës që janë të ndërlidhura me nivele të larta të ankthit dhe stresit.
  • Alkooli dhe stresi të kombinuar janë vrasës. Alkooli stimulon sekretimin e adrenalinës, që rezulton të sjellë probleme të tilla si tension nervor, acarim dhe pagjumësi.
  • Kafeina që gjendet te kafja, çaji, çokollatat, coca cola etj. Ajo shkakton çlirimin e adrenalinës dhe kështu e rrit nivelin e stresit. Ata që kanë varësi ndaj kafeinës i rraskapitin gjëndrat adrenale që prodhojnë hormone të lidhura me stresin. Këto hormone të lidhura me stresin ndikojnë te metabolizmi. Kështu, pas një kohe të gjatë kafeina të shkakton shtim në peshë, sidomos nëse kombinohet me dietë të keqe.
  • Sheqeri nuk ka vlera ushqyese esenciale. Ai i jep trupit një shtysë energjie që zgjat pak dhe kështu mund t’i stërlodhë gjëndrat adrenale. Kjo rezulton në gjendje acarimi, përqendrimi të dobët dhe depresioni.
  • Kripa rrit tensionin e gjakut, varfëron gjëndrat adrenale dhe shkakton paqëndrueshmëri emocionale.
  • Ushqimet pikante përmbajnë esenca vajore që acarojnë cipën e stomakut.
  • Ushqimet e pasura me yndyrë si: Ushqimet me origjinë shtazore, prodhimet e bulmetit, ushqimet e fërguara dhe ushqimet e zakonshme të shpejta.
  • Qumështi i lopës dhe prodhimet e bulmetit përmbajnë proteinën kaseinë, shumë e vështirë për t’u tretur nga qeniet njerëzore dhe mund të ngacmojë alergjitë.
  • Ushqimet e rafinuara dhe të përpunuara si: Mielli i bardhë i rafinuar dhe buka e bardhë e stresojnë trupin, sepse janë të varfra në vlera ushqyese dhe të pasura me kalori të kota.

Lipedema – Sëmundja e ruajtjes së yndyrës, imune ndaj dietës dhe stërvitjes

Çfarë është lipedema?

Shpesh ngatërrohet me obezitetin ose shtimin e pazakontë të peshës, lipedema është një sëmundje ruajtëse e yndyrës që prek më së shumti femrat. Duke prekur rreth 17 milionë femra në SHBA dhe 370 milionë femra anë e mbanë botës, lipedema zakonisht ndodh pas pubertetit ose gjatë të 20-tave. Ky çrregullim prek këmbët dhe krahët, duke shkaktuar akumulim anormal të qelizave yndyrore që prodhojnë një pamje të pakëndshme. Gjendet një komponent gjenetik në gjysmën e rasteve të lipedemes, dhe jo thjesht të qenit mbi-peshë apo jo në formë- është një disproporcion në zonat e prekura të trupit. Është një gjendje që sjell jo vetëm rritjen më shumë seç duhet të qelizave yndyrore, por gjithashtu ka një komponent limfatik ose vaskular me ënjtje.

Cilat janë simptomat?

Lipedema shkakton ënjtje në këmbë dhe zhvillon pamjen e këmbëve . Shfaqet si një ruajtje e yndyrës në disproporcion me shumë ënjtje. Përveç ënjtjes, pacientët gjithashtu përjetojnë simptomat si tendosja, dhimbje ose të nxira. Këto pacientë jo vetëm që vuajnë nga efekti jo-estetik i sëmundjes, por gjithashtu vuajnë dhe në stilin e tyre të jetesës. Pasi simptomat përkeqësohen, ato fillojnë të ndikojnë në cilësinë e jetës së pacientit, duke shkaktuar probleme me lëvizjen, që gjithashtu ndikon në aftësinë për t’u ushtruar gjithashtu. Në fazat e mëvonshme të sëmundjes, disa pacientë përfundojnë në karrige me rrota. Meqë lipedema është relativisht e panjohur, shpesh nuk diagnostikohet si duhet. Shume doktorë i diagnostikojnë pacientët si obezë dhe i këshillojnë ata të humbin peshë. Një gjë që doktorët nuk e dine është që lipedema është rezistente ndaj dietës dhe ushtrimeve-zonat e trupit që janë të prekura nga lipedema nuk ndryshojnë pa trajtimin e duhur.

A mund të trajtohet lipedema?

Kura e mundshme e vërtetë për lipedemën është “liposuction”. Kjo procedurë kirurgjike heq të gjitha indet yndyrore të sëmura nga trupi. Megjithatë nuk është kirurgji tipike e liposuktit. Shumë kirurgë janë jo-të gatshëm të kryejnë liposuction për lipedema sepse zonat e prekura janë shumë të vështira për t’u trajtuar. Kycet, kofshët janë zonat që kirurgët kanë si tendencë t’i shmangin edhe në pacientët pa-lipedemë. Meqenëse këto zona janë më të prirura për të shfaqur parregullsi dhe teknikisht janë të vështira për t’u trajtuar, është esenciale që dikush me eksperiencë të gjatë të performojë kirurgjinë. Pas heqjes së indeve të yndyrës nëpërmjet kirurgjisë së liposuktit, ënjtja në këta pacientë reduktohet në masë të madhe. Ato përjetojnë shpejt një rezolucion të simptomave të tyre, si dhimbja kronike dhe parehati. Lipedema është një gjendje shëndetësore pak e njohur që prek miliona gra në mbarë botën.

Recetat kundër kapsllëkut

Falë përbërësve në këto smoothie, promovohet lëvizja në zorrë. Ato gjithashtu ndihmojnë në luftimin e kapsllëkut për të shmangur akumulimin e toksinave.

  1. Smoothie me aloe vera dhe mollë jeshile

Ky kombinim është tejet ndihmës në trajtimin e kapsllëkut dhe fryrjes. Nutrientët ushqejnë florën mikrobiale natyrale dhe ristabilizon ritmin e zorrëve. Prej kësaj eliminimi efektiv i mbetjeve ndodh.
Përbërësit:
-5 lugë gjelle xhel aloe vera
-1 mollë jeshile
-Gjysmë kastraveci
-1 kupë ujë
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në blender derisa të marrin trajtën e duhur. Pijeni dy herë në ditë. Ju bëftë mirë!

  1. Smoothie me banane dhe tërshërë

Banania dhe tërshëra ofrojnë fibra në dietë. Këta përbërës janë të shkëlqyer për proceset tretëse për të eliminuar mbetjet. Falë vetive që kanë, ato përmirësojnë lëvizjen e zorrëve dhe parandalojnë formimin e gazrave të tepërt. Të dy përbërësit reduktojnë rrezikun për shfaqjen e gastritit.
Përbërësit:
-2 banane të pjekura
-3 lugë gjelle tërshërë
-1 kupë ujë
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në blender derisa të marrin trajtën e duhur. Pijeni dy herë në javë me stomak bosh. Ju bëftë mirë!

DIETA E shtatzënisë

Menyja ditore e javore për të qëndruar në formë gjatë shtatzënisë

Një meny ditore dhe javore për të qëndruar në formë dhe për të evituar marrjen e shumtë të kileve gjate 9 muajve të shtatzënisë. Në këtë meny nuk ka sasi të specifikuara pasi ato varen shumë nga konformiteti fizik i gruas. Të gjitha vaktet është e këshillueshme të fillohen me një fryt ose perime krudo në mënyrë që të aktivizohet sistemi imunitar.

ÇDO DITË

MËNGJESI: Mëngjesi siç e dimë tashmë, është vakti më kryesor i ditës dhe për këtë arsye duhet të përfshijë të gjitha vlerat ushqyese si: Elementet vegjetale (burimi vitaminave dhe mineraleve), karbohidrate, proteina dhe yndyrnat e shëndetshme. Duke marrë parasysh dhe mundësinë e të përzierave të mëngjesit këshillohet që këto propozime të alternohen mes tyre gjatë javës. Gjithashtu pa harruar dhe që pijet e mëngjesit duhet të mos jenë të ëmbëlsuara.

  1. Kosi i bardhë, qumësht i plotë ose gjysmë i skremuar ose kos dhe qumësht vegjetal (oriz, tërshërë, sojë etj). Të shoqëruara me disa fruta, drithëra pa sheqer si muesli integral. Gjithashtu dhe fruta të thata si arrat, lajthite, bajamet etj., që janë të pasura me Omega 3.
  2. Fruta (ose lëngje dhe smoothie të ndryshme me fruta) + tost integral me proshutë koto, djathë i llojit emmental (djathë zviceran), ose kaçkavall të cilët janë të pasur në kalcium. Duhet evituar djathi me feta, është i pashëndetshëm për shkak të një miksimi djathërash që bëhen në nxehtësi me emulsifikues të dëmshëm si polifosfatet.
  3. Frutë, çaj me fruta të kuqe, me finok ose çaj jeshil. Bukë integrale me rikota dhe marmelatë pa sheqer të shoqëruar me një lëng rrushi ose molle.
  4. Frutë, çaj me fruta të kuqe, finok ose çaj jeshilë. Me galetë orizi ose misri me përmbajtje të ulët sode ose bukë integrale me vezë të gatuar sipas dëshirës pa yndyrë.

MIDIS VAKTEVE

Fruta të freskëta të shoqëruara me një galetë, biskota integrale ose bukë integrale, 2 arra. Nëse nuk ka të përziera është shumë mirë dhe konsumimi i vetëm një fryti.

DIETA JAVORE

E HËNË

Dreka: Pasta integrale karbonara me kungull ( vezë dhe kungull) e shoqëruar me një sallatë mikse me vaj ulliri, limon dhe açeto.

Darka: Fileto të gatuara në avull dhe të spërkatura me pak vaj ulliri, limon dhe majdanoz.
Pjatë anësore: Fasule dhe patate

E MARTË

Dreka: Sallatë me oriz integral ose bollgur të miksuar me peshk ton, djathë, perime sipas dëshirës. Pjatë anësore: patëllxhan të pjekur

Darka: Gjoks gjeli te pjekur me rozmarinë dhe limon; 3-4 galeta orizi ose misri. Mund të zgjidhet dhe një panine e vogël integrale në vend të galetës. Pjatë anësore: Spinaq i zier

E MËRKURË

Dreka: Pasta integrale me salmon e shoqëruar me një sallatë me perimet e stinës

Darka: Sallatë me fruta deti ose oktapod me patate të shoqëruar me sallatë jeshile mikse

E ENJTE

Dreka: Oriz me qiqra dh:e 2 lugë parmixhano . E shoqëruar me sallatë mikse

Darka: Pulë në furrë me një pjatë anësore : bizele dhe karota

E PREMTE

Dreka: Pjata e parë: Pasta integrale me domate dhe borzilok
Pjata e dytë: Acuge në furrë me domate dhe ullinj
Pjatë anësore: Sallatë me karota, lakër dhe finok

Darka: Sallatë mikse me vezë, mocarela (ose djathë tjetër),3-4 arra, 4-5 ullinj, 4 galeta ose 1 panine e vogël integrale

E SHTUNË

Dreka: Oriz integral dhe thjerrëza. E shoqëruar me mish të zier.

Darka: Patëllxhan të pjekur, domate dhe mocarela me një panine integrale. E shoqëruar me një sallatë.

E DIEL

Dreka: Pjata e parë: Pasta integrale me pesto.

Pjata e dytë: peshk shpatë i pjekur me rukola, vaj ulliri dhe limon
Pjatë me zgjedhje: fasule të ziera

Darka: Pjata e parë: Supë perimesh

Pjata e dytë: Role mishi me proshutë

Pjata me zgjedhje: Sallatë me perime

Dhe ja ku arrijmë tani tek pjesa më e preferuar besoj nga shumica e femrave, ËMBËLSIRAT. Por që në këtë rast fatkeqësisht duhen konsumuar vetëm 1 deri në 2 herë në javë. Është e mira që ëmbëlsirat ose akulloret te jenë artizanale,edhe më mirë akoma nëse bëhen vetë në shtëpi.

Ta përmbushim këtë dietë në mënyrë të suksesshme ,çdo dy javë duhet të përsërisim ditën “e dobët”. Këtu janë të ndaluara:ushqimet me maja, qumështi, djathi,ushqimet me grurë,vera dhe açeto.

MËNGJESI: Fruta/Lëngje/Çaj jeshil/Kafe/Qumësht Vegjetal (i tërshërës,orizit,soje) pa sheqer. Galeta orizi integrale me proshutë koto ose me vezë sode. Fruta të thata: arra,lajthi,bajame etj.

DREKA: Oriz vener ose oriz tjetër integral me domate. Orizi vener është lloji orizi integral me ngjyrë violë e errët , është i pasur me kalium,vitaminë B1, B2, zink. Peshk shpatë dhe ullinj jeshilë. Perime krudo me limon dhe vaj ulliri.

DARKA: Peshk branzino me patate, perime të pjekura dhe 3 galeta orizi.