Sigal

Ndonjërës mund t’i tingëllojë e çuditshme, por trajtimet më të mira për bukurinë bëhen pikërisht me disa nga ingredientët më të rëndësishëm të kuzhinës.

Prandaj, kur dilni për pazar, teksa i përzgjidhni produktet e ndryshme ushqimore, mendoni dy herë: njëherë për frigoriferin dhe njëherë për trajtimin e turpit tuaj.

 

Ashtu siç na kanë mësuar gjyshet tona, përveç mollës (që thuhet se e mban doktorin larg shtëpisë), dy litra ujë gjatë 24 orëve e pastrojnë mirë fytyrën. Për të qenë e bukur dhe e tonifikuar me një lëkurë të shën­detshme, mjafton me të vërtetë shumë pak: qoftë me një përbërës të vetëm, mund të plotësoni nevojat e trupit.

Nga lëngu i limonit e deri tek avokadoja, ja lista që mund t’ju bëjë tërheqëse.

Lëng limoni mbi flokët e mbyllur (nëse doni t’i çelni)

Vezët si maskë ushqyese për flokët

Bustina me çaj të ftohtë në sytë e lodhur apo të fryrë (Nuk do të zgjoheni më me rrathë të zinj poshtë syve)

Kastravec mbi sytë për t’i freskuar

Banane mbi fytyrën e yndyrshme

Mjaltë si një krem për fytyrën