Ju mund ta forconi sistemin imunitar brenda 15 sekondave, ja cila është mënyra

436
Sigal

 

Ka shumë njerëz të cilët ballafaqohen me gripat e zakonshëm – arsye shumë e fortë për ta forcuar sistemin e imunitetit. Fatmirësisht, profesori rus Sergei Bubnovskiy ka shpikur një teknikë të re e cila bën t’i hiqni qafe të gjitha sëmundjet brenda një kohe shumë të shkurtër. Ai pohon se nëse i zhytni këmbët në ujë të ftohët për 10 deri në 15 sekonda pasi të ktheheni në shtëpi nga puna, kjo do t’ua përforcojë sistemin e imunitetit dhe do t’ju bëjë gati për luftën kundër gripave, transmeton Telegrafi.

Ndiqni këto hapa:

Fillimisht mbusheni një legen me ujë të ftohët dhe pastaj shtoni aq më shumë akuj që mundeni. Pas kësaj, zhytni këmbët në ujin e ftohët dhe mbani ashtu për 10 deri në 15 sekonda. Për ta përmirësuar shëndetin e përgjithshëm, sigurohuni që këtë metodë ta përsëritni çdo natë para se të shkoni në shtrat. Kjo metodë është tejet e mirë për personat me sistem të dobët të imunitetit. Universiteti i Virginias ka kryer një studim i cili tregon se uji i akullt e rigjallëron formacionin e norepinefrinave – i cili është hormon si adrenalina. Përveç këtyre, uji i ftohtë ndihmon edhe në muskuj, kontribuon në lëkurë më të shëndetshme, flokë më të ndritshëm dhe e lufton depresionin.