Ja cilat ushqime nuk duhet t’i ruani në frigorifer

45
Mendohet se nëse fusni në frigorifer disa produkte ushqimore kur ktheheni nga marketet do të ruhen më mirë, por nuk është ashtu.
Janë disa ushqime që nëse i fusni në frigorifer do të nxihen më shpejt dhe do t’i humbasin vlerat ushqyese:
1.Domatet, ato humbin vlerat ushqyese dhe ndryshojnë formën nëse i mbani në frigorifer
2.Patatet, kanë nevoje të qëndrojnë në një vend të ftohtë dhe të errët, por jo edhe në frigorifer
3.Kërpudhat nëse janë të paqëruara kanë nevojë që të qëndrojnë me një vend që ka shumë ajër, por jo të rifuten në frigorifer.
4.Buka, është shumë keq që të futet në frigorifer, pasi përbërësit që të ngrihen, shkaktojnë disa efekte negative. Buka duhet të ruhet në temperaturë të dhomës.
5.Bananet, ndoshta është mirë që të futen në frigorifer, pasi që e mbajnë ngjyrën për disa ditë, mirëpo sapo të dalin nga frigoriferi do të nxihen dhe do t`i humbin vlerat ushqyese.
6.Hudhrat, nëse vendosen në ndonjë enë plastike dhe vendo sen në frigorifer do të myken.