Venecia, arrestohet maqedonasi për rekrutim të xhihadistëve

462
Një shtetas maqedonas është arrestuar në Venecia të Italisë në akuzën e rekrutimit të xhihadistëve. Sipas agjencisë së lajmeve, Ansa, ai kishte rekurutuar muxhahedinë aspirantë që një imam boshnjak më pas i radikalizonte, duke i afruar me ISIS dhe i kishte nisur drejt luftës në Lindjen e Mesme. Hetimet përfshijnë edhe monitorimin e shtetasit maqedonas për mënyrën se si i rekrutonte këta persona në Itali, që i besoheshin më pas imamit boshnjak që merrej me dërgimni e tyre në radhët e Isis në zonat e luftës. Gjithashtu janë mbledhur informacione edhe që çuan në dëbimin me qëllim parandalimin e terrorizmit, nga ana e ministrit të Brendshëm të shtetasve maqedonas, Arslan Osmanoski, dhe Rexhep Lijmani.
Sigal