Ja çfarë nuk dini për kërmijtë

495
Studime të shumta kanë arritur në rezultatin se kërmijtë ndërmarrin vendime të komplikuara duke përdorur vetëm dy qeliza të trurit, zbulim ky që mund të jetë i rëndësishëm për shkencën që të zhvillojë robotë të cilët janë efikas në energji. Me ndërlidhjen e elektrodave me koklavitjen e trurit të kërmijve, të cilët ishin në kërkim për ushqim, shkencëtarët zbuluan se ata përdorin vetëm dy neurone kur ndodhen pranë një sallate të gjelbër me shije.
Shkencëtarët ndër të tjera kanë zbuluan se kërmijtë përdorin dy neurone për kontroll dhe motivim, në mënyrë që të vendosin për të ngrënë ose të përmbahen nga ushqimi. Qeliza e parë e trurit i lajmëron ata se kanë gjetur ushqimin, derisa e dyta vendos nëse janë të uritur ose jo. Nga ana tjetër, kur nuk gjendet ushqim në afërsi të kërmijve, kjo pjesë e trurit mbetet e “fikur”. Me ndihmën e këtij zbulimi shkencëtarët mund të krijojnë sisteme të thjeshta për marrjen e vendimit, i cili do të jetë i dobishëm me rastin e zhvillimit të “trurit” te robotë
Sigal