Dr. Detina Zalli: Ne jemi çfarë hamë…kini kujdes me ushqimin dhe dietën!

1203
Doktoreshë është shqiptarja e parë që jep leksione në Harvard. Ajo ka studiuar Mjekësi Molekulare ne Universitetin e Sussex-it. Me pas vazhdoi doktoraturën në Universitetin e Leicesterit. Ne vitin 2012, ajo u zhvendos ne Universitetin e Harvardit, në të cilin punon aktualisht si kërkuese shkencore dhe profesoreshe. Ajo se bashku me binjaken e saj Argita Zalli është themeluese e institutit shkencor “WE SPEAK SCIENCE’’, një institut jofitimprurës që ka si qellim rritjen e nivelit të shkencës dhe mjekësisë, si dhe përditësimin e publikut shqiptar me te rejat me të fundit në fushën shkencore. Detina do të na këshillojë çdo javë rreth shëndetit dhe shkencës 
Sigurisht që secili prej nesh e njeh shprehjen: “Ne jemi çfarë hamë”. Por nëse ne hamë ushqim të përpunuar, p.sh. qumësht, të cilit nuk ia dimë origjinën apo domate të teknologjisë së lartë, atëherë çfarë i bie të jemi ne?
Për vite me radhë shkencëtaret janë përpjekur “t’i edukojnë” njerëzit për rreziqet që u kanosen nga ngrënia jo e kontrolluar dhe me porcione masive. Ajo çka ne përditë shohim janë njerëz , që për shkak të punës dhe angazhimeve të përditshme, zgjedhin të hanë ushqime të shpejta apo gjithçka tjetër “praktike” në ato pak minuta pushim. Kjo situatë është pikërisht pikënisja e të gjitha problemeve. Procesi i të ngrënit është i shenjtë, ne nuk mund të abuzojmë në këtë mënyrë me këtë proces jetik sepse kjo do të na sillte shumë problem me shëndetin tonë. Nuk ka lidhje me të shijuarit e asaj që ne hamë (Jam koshiente që ngrënia e ëmbëlsirave apo fast food-eve është e shijshme), por ka të bëjë mbi të gjitha me të shijuarit e rezultateve që të ushqyerit do të ketë në trup ose organizëm. Në fakt, gjendja është shumë më e rëndësishme se sa ju mendoni, vetëm duke e ditur se një dietë e pasur në kalori mund të shkaktojnë sulme në zemër dhe probleme të tjera kronike të shëndetit, siç janë diabeti i tipit 2 ose osteoporoza. Por lista e problemeve nuk ka mbaruar.
Një studim i ri i bërë nga Universiteti “Loma Lind” nën drejtimin e Dr. Michael Orlich ka dhëne rezultate befasuese, në lidhjen qe ekziston midis dietës dhe rrezikut të kancerit.
Sipas këtij studimi, një dietë të bazuar në perime ul rrezikun e disa llojeve të kancerit.
Nga pjesëmarrësit ne studim u vu re se vegjetarianët kishin rreth 22 për qind më pak gjasa për të zhvilluar kancer të zorrës së trashë, në krahasim me mishngrënësit. Kanceri i zorrës së trashë është kanceri i dytë më vdekjeprurës në SHBA.
Personat, të cilët kishin ngrënë peshk të paktën një herë në muaj dhe mish shumë më rrallë ishin më të favorizuar, duke pasur reduktim te rrezikut nga kanceri me 43 për qind .
Lakto- ovo- vegjetarianët, të cilët kishin konsumuar vezë dhe bulmet por kishin një konsumim të kufizuar të peshkut dhe mishit, kishte një reduktim të rrezikut rreth 18 për qind.
Rezultati i këtij studimi duket të jetë i lidhur jo vetëm me konsumimin e perimeve dhe peshkut, por edhe me uljen e përdorimit te mishit të kuq. A e dini pse?
Sigurisht qe ky është një lajm i keq për të gjithë dashamirët e biftekut, të cilët do të trishtohen dhe habiten njëherazi pasi të mësojnë të gjitha faktet shkencore rreth mishit të kuq apo atij të përpunuara.
Mish i kuq përfshin të gjithë mishrat e freskët, të ngrirë apo të grirë të viçit , derrit apo qengjit. Mishi i përpunuar përfshin proshutat, sallamet dhe salsiçet.
Mishi i kuq nuk është i shëndetshëm për shkak të përmbajtjes së larte të yndyrave të ngopura. Këto yndyrëra të ngopura rrisin kolesterolin në gjak dhe tensionin e gjakut, rrisin rrezikun e diabetit, sëmundje të zemrës dhe llojeve te ndryshme të kancerit të tilla si kanceri i zorrëve, i mushkërive, i stomakut, i pankreasit, i ezofagut dhe kancerit te endometrit.
Edhe nëse ju nuk mund të hiqni dore nga mishi i kuq, edhe pasi të keni mësuar këto fakte, ne kemi gjetur një zgjidhje tjetër për të reduktuar sadopak rrezikun. Përpiquni të reduktoni në minimumin e mundshëm porcionet e mishit të kuq (ato duhet të jenë të përputhshme me pëllëmbën e dorës tuaj) dhe ta gatuani me metoda me te shëndetshme siç janë: i pjekur, i zier, i gatuar me avull si dhe ne grill.
Vegjetarianët janë më të mbrojtur nga tumoret, jo vetëm për shkak se ata hanë më pak mish, por edhe për shkak se ata hanë më shumë perime.
Perimet kane nivele te larta në fibra dhe janë pikërisht këto fibra çelësi për të pasur një sistem tretës të shëndetshëm dhe të pastër. Fibrat ndihmojnë gjithashtu në lëvizjen e komponentëve që shkaktojnë kancer përpara se ata të mund të krijojnë dëme. Duke qenë se fibrat përthithin shumë ujë, ato stimulojnë sistemin imunitar, duke hequr mbeturinat dhe toksinat, dhe transporton nutrientet për të gjitha organet tuaja.
Disa ushqime që janë veçanërisht të pasura në fibra janë: misri, fasulja, avokado, makarona me bazë gruri, orizi, bishtajat, buka e gruri, thjerrëzat, dardha, argjinalja, bollguri, bizelja, brokoli, molla, bajamet, elbi, mango, agrumet, domatja, spinaqi etj.
Nga ana tjetër, siç e shohim në rezultatet e studimit, njerëzit që hanin peshk ishte më te mbrojtur nga kanceri. Kjo është për shkak të acideve yndyrore Omega-3, që gjenden kryesisht në harengë, salmon dhe skumbri. Produktet me Omega-3 kanë një efekt pozitiv në presionin e gjakut, sistemin kardiovaskular, në sistemin nervor dhe për të forcuar sistemin imunitar. Peshku është gjithashtu një burim i mirë i vitamine B 12.
Pra, filloni te keni më shumë kontroll mbi shëndetin tuaj dhe të jeni më të ndërgjegjshëm për rrezikun që një dietë jo e ekuilibruar mund të këtë. Kombinoni perimet me peshk dhe përdorni më pak mish; filloni të ndryshoni stilin e jetesës suaj, duke kufizuar alkoolin, duke shmangur cigaren, duke arritur një peshë të shëndetshme dhe duke bere stërvitje të rregullt (të paktën 30 minuta në ditë).
Ne jemi çka hamë, filloni të hani duke ndjekur trurin tuaj në vend të shijes! Të jeni të sigurt që shëndeti do t’ju jetë mirënjohës!
Sigal