Diabetikët, ushqimet që duhet t’i shmangin në verë

508
Sigal

KËSHILLA/ Fruta të tilla si fiq, pjepër, kumbulla, shalqi etj., duhet të evitohen sa më shumë të jetë e mundur

Tjetër kujdes që duhet të kenë diabetikët në këtë stinë është respektimi i një diete strikte. Kjo nënkupton disa kufizime që detyrohen të zbatojnë për shkak të sëmundjes. Edhe pse këshillohet një regjim ushqimor që duhet të orientohet nga produktet e stinës, diabetikët duhet të kenë kujdes me frutat që përmbajnë sheqer. Fruta të tilla si fiq, pjepër, shalqi, qershi etj, duhet të shmangen sa më shumë të jetë e mundur. Në këtë stinë diabetikëve iu këshillohet të marrin ushqime sa më të lëngshme, kjo për dy arsye: e para, për shkak të përpunimit më të lehtë të këtyre produkteve në raport me ushqimet e thata dhe e dyta, për të mos thelluar dehidratimin që ndodh shumë në këtë sezon tek të gjithë njerëzit, sidomos tek diabetikët në veçanti.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf