Humbja e një kilogrami në peshë shton jetën për dy muaj

599
Mund të jetojmë më gjatë duke u ushtruar më gjatë dhe duke mbajtur trupin në peshë adekuate, eshte ky zbulimi i shkencëtarëve. Studimi dhe ushtrimet janë çelës për të jetuar më gjatë, tregon një studim i Universitetit të Edinburgut. Studimi ka zbuluar mënyrat për të jetuar më gjatë dhe se mënyrat e jetesës mund të çojnë në vdekje të parakohshme. Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i vdekjes së parakohshme. Mbipesha po ashtu është faktor kryesor që shkurton jetën. “Ne kemi gjetur se çdo pako e cigareve shkurton jetën për shtatë vjet, ndersa humbja e një kilogrami në peshë mund të shtojë jetën për dy muaj”, thonë shkencëtarët. Ushtrimet janë të rëndësishme për një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme, thonë shkencëtarët. Konsumimi i peshqve dhe arrave po ashtu mund të ndihmojë në zgjatjen e jetës.
Sigal