Ablutofobia, frika nga larja dhe dushi! Ja kush janë më të prekur

630
Sigal

Ablutofobia është frika e vazhdueshme e larjes, pastrimit dhe dushit. Kjo frikë prek më shumë fëmijët dhe femrat se sa meshkujt.

Tek fëmijët mund të zhduket nëse mësohen se dushi apo uji nuk është dicka e rrezikshme. Ablutofobia është më e zakonshme në kombet evropiane.

Shkencëtarët thonë se në shekullin e 16, pothuajse të gjithë njerëzit anglezë, francezë dhe vende të tjera evropiane kishin simptoma të ablutofobisë. Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta e parë njihet si një nga më të “pastër” në Europë në atë periudhë pasi lahej një herë në muaj.

Në atë kohë, konsiderohej si njeri që lahej shpesh dhe kjo gjë e bënte të pashëndetshme. Por, kjo frikë ka edhe pasoja dramatike për jetën.

Para disa vitesh, një adoleshent britanik vdiq nga përdorimi i tepruar i deodorantit duke shmangur dushin si pasojë e ablutofobisë. Thithja e sasisë së lartë të gazit që gjendet në deodorant i shkaktoi vdekjen.